Finalja e Kupës të mërkurën, Egnatia- Dinamo përsërisin përballjen e edicionit të kaluar në “Air Albania”

Finalja e Kupës të mërkurën, Egnatia- Dinamo përsërisin përballjen e edicionit të kaluar në “Air Albania”

Kupa e Shqipërisë ndërmjet Egnatias dhe Dinamos do të zhvillohet këtë të mërkurë më 13 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, duke nisur nga ora 19:00. Dinamo vjen në këtë takim deçiziv për fatet e saj si një nga klubet më të suksesshme të këtij kompeticioni me 14 trofe të fituar, ndërsa Egnatia me historinë e re të sa teksa e ka fituar 2 herë kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend. Për më tepër, kjo finale figuron përsëritje e sezonit të kaluar, teksa Dinamo ka arritur të triumfojë ndaj Egnatias si në finalen e Kupës, e po ashtu dhe në Superkupën e Shqipërisë. Kjo ndeshje me pritshmëri të lartë sportive vlen trofeun dhe çmimin monetar të vendosur nga FSHF pasi të dyja...