Finalja e Budapestit është PSG-Arsenal; francezët janë aq favoritë sa… rrezikojnë diçka
7 Maj 2026 8:42 Alfred Lleshi Do të jetë PSG-Arsenal, finalja e Champions League. Një duel Francë-Angli, por edhe Parisi kundër Londrës. Një trajner spanjoll i konsoliduar si Luis Enrique përballë një tjeri në rritje si Mikel Arteta. Për PSG-në është finalja e tretë dhe e dyta radhazi, pas triumfit ndaj Interit sezonin e kaluar. Arsenali ka luajtur vetëm një finale Champions-i më parë, të humbur ndaj Barcelonës në sezonin 2005-06 në “Stade de France”. Favoriti i madh i finales së 30 majit në Budapest është PSG. Luis Enrique ka treguar se di t’i përgatisë ndeshje të tilla dhe skuadra pariziene ka dëshmuar ndaj Bayern Munich se mund të fitojë si me spektakël ofensiv, ashtu edhe me kontroll taktik. Mesfusha me Vitinha dhe João Neves...
Burimi:
telesport.al