Figo flet pa “filtra”: Te Real Madridi nuk falet zhgënjimi; pa trofe ndizen alarmet

Figo flet pa “filtra”: Te Real Madridi nuk falet zhgënjimi; pa trofe ndizen alarmet

Përpara “Cibeles Fountain”, ku këtë vit nuk do të ketë festime të Real Madridit, Luis Figo komentoi situatën, para “Laureus World Sports Awards”: “Reali ka ndryshuar trajner dhe kjo ka sjellë paqëndrueshmëri. Gjithmonë kërkohen fajtorë, por nuk jam brenda dhomës së zhveshjes. Kur je një nga ekipet më të mira në botë, nëse nuk fiton tituj për dy vite, bien alarmet. Real Madridi është mësuar të fitojë. Megjithatë, në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë, përndryshe do të bëhej monotone. Ka edhe ekipe të tjera të mëdha me ambicie. Te Real Madridi zhurma është gjithmonë më e madhe. Lojtarët përpiqen gjithmonë të fitojnë, jetohet më keq duke humbur. Nuk ka logjikë që dhoma e zhveshjes të krijojë probleme kur jetohet shumë më mirë duke fituar”....