FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA nuk ka ndërmend që të ndryshojë kalendarin e Botërorit apo stadiumet e përcaktuara në shortin e dhjetorit. Pavarësisht kërkesës së fundit që ka bërë Kombëtarja e Iranit për t’i zhvilluar ndeshjet e saj në Meksikë, institucioni më i lartë i futbollit botëror nuk e ka dhënë dritën jeshile. Sipas gazetës spanjolle MARCA, që citon burime në FIFA thuhet se kjo organizatë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha federatat pjesëmarrëse përfshirë edhe atë të Iranit për të planifikuar Botërorin e këtij viti. FIFA pret që të gjitha ekipet e kualifikuara të përmbushin rregulloren për të zbatuar kalendarin e ndeshjeve të zyrtarizuar më 6 dhjetor. Irani si pjesë e grupit G të Botërorit duhet t’i luajë ndeshjet në Kaliforni dhe në Uashington, por federata...