FIFA mohon zërat: Infantino nuk telefonoi Trumpin për ta ndihmuar

FIFA mohon zërat: Infantino nuk telefonoi Trumpin për ta ndihmuar

FIFA ka hedhur poshtë si të pavërteta raportimet se presidenti i saj, Gianni Infantino, ka kërkuar mbështetjen e administratës së presidentit amerikan Donald Trump pas dështimit të një plani për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës. Në një deklaratë zyrtare, organizata mohoi se Infantino ka zhvilluar biseda telefonike me Trumpin apo me ndonjë zyrtar të administratës amerikane gjatë ditëve të fundit. “Presidenti i FIFA-s nuk ka folur në telefon me presidentin e SHBA-së apo me ndonjë anëtar të qeverisë së tij. Këto janë trillime”, thuhet në reagimin e FIFA-s. Reagimi vjen pasi gazeta New York Post raportoi se Infantino ishte përpjekur pa sukses të kontaktonte Trumpin, pas dështimit të planit për të transferuar një pjesë të të drejtave komerciale...