FIFA me dy rregulla të reja duke nisur që nga Botërori 2026. Lojtarët që flasin duke mbuluar gojën dhe ata që largohen pa leje, do e pësojnë keq
28 Prill 2026 20:54 Telesport FIFA shumë shpejt pritet të miratojë dy rregulla të reja në botën e futbollit, të cilat do të përdoren duke nisur nga Kupa e Botës, që do të mbahet këtë verë. FIFA ka njoftuar se lojtarët që do të flasin duke mbuluar gojën në fushë do të ndëshkohen me karton të kuq. Kjo masë ndëshkuese synon frenimin e vërejtjeve të papërshtatshme, veçanërisht fyerjeve, sharjeve raciste ose homofobike, të cilat shpesh janë të pamundura për t’u provuar për shkak të gjesteve të tilla fshehëse. Përveç kësaj, lojtarët që do të largohen nga fusha pa leje, do të përjashtohen gjithashtu me karton të kuq. Ky është një sinjal i fortë nga FIFA për të përforcuar autoritetin e gjyqtarëve, vendimet e të cilëve...
Burimi:
telesport.al