FIFA ka një deklaratë, lidhet me trukimet në Botëror

FIFA ka një deklaratë, lidhet me trukimet në Botëror

Përfundimi i Botërorit 2026 i shkoi Spanjës por gjatë tij ka patur kontestime nga më të ndryshmet. madje dhe aludime për trukime. Reagimi i FIFA-s vjen menjëherë: FIFA bëri të ditur se Grupi i Punës për Integritetin, ku morën pjesë ekspertë nga FIFA, FBI, INTERPOL, Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin, Këshilli i Evropës dhe Shoqata Ndërkombëtare për Integritetin në baste, monitoroi gjatë gjithë turneut tregjet e basteve të gërshetuara me zhvillimet në fushë. Sipas FIFA-s, analizat nuk zbuluan asnjë takim të dyshimtë bastesh dhe asnjë tregues për manipulim të ndonjë ndeshjeje. “Bazuar në informacionin e mbledhur dhe analizuar gjatë gjithë garës, Grupi i Punës nuk identifikoi asnjë aktivitet të dyshimtë në bastore dhe asnjë tregues për manipulim të ndonjë ndeshjeje”, thuhet në deklaratë....