FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump
Në një kthesë të papritur, FIFA ka hequr pezullimin me një ndeshje për sulmuesin e SHBA-ve, Folarin Balogun, duke bërë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Belgjikës. Balogun mori karton të kuq për ndërhyrjen e gabuar ndaj Tarik Muharemoviç, gjatë ndeshjes së raundit të 1/16-ave që SHBA-të e fituan 2-0. Kartoni i kuq e përjashtonte sulmuesin në formë të mirë edhe nga ndeshja e radhës e SHBA-ve kundër Belgjikës, derisa FIFA njoftoi vendimin të dielën. FIFA argumentoi se vendimi u mor në përputhje me nenin 27 të Kodit Disiplinor dhe lojtari do të jetë në provë. Menjëherë pas njoftimit të FIFA-s, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, falënderoi organin qeverisës botëror të futbollit. “Faleminderit FIFA-s që bëtë atë që ishte e...
Burimi:
javanews.al