Fantastike/ Ernest Muçin e ndan vetëm një gol nga historia, do të thyejë rekordin te Trabzonspori pas 11 vitesh
Ernest Muçi nuk po kalon vetëm një formë fantastike te Trabzonspori, por emri i tij do të vendoset thellë në historinë e klubit, në vetëm pak muaj. Askush nuk do ta kishte imagjinuar një fillim të tillë për futbollistin shqiptar i cili vinte nga një periudhë jo fort e mirë te Beshiktashi. Ndërkohë Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit, duke shënuar në çdo takim radhazi. Këtu lojtari shqiptar ka edhe një histori për të vendosur dhe rekord për t’u thyer. Te Trabzonspori, para 11 vitesh ishte sulmuesi i qendrës Paulo Henrique që kishte arritur të realizonte në 5 ndeshje radhazi. Muçi ka realizuar në 4 takime radhazi dhe nëse do të shënonte edhe kundër Genclerbirgi në takimin e radhës në kampionat,...