Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

Mbrëmjen e djeshmë është zhvilluar ndeshja cerekfinale e “Sunday League” Barrikada – FC Dymbëdhjeta. Loja e rregullt përfundoi me shifrat 0 – 0 dhe në ekzekutimin e 11-metërshave fati i ka buzëqeshur FC Dymbëdhjetës të cilët kalojnë në fazën gjysmëfinale. Ky rezultat i jep fund aventurës së ekipit të Barrikadës që deri në këtë fazë kishte zhvilluar me të vërtetë një kampionat të shkëlqyer, padiskutim sezoni më i mirë që prej themelimit. Me mbështetjen e përhershme të tifozerisë, si asnjë ekip tjetër i “Sunday League”, ekipi i drejtuar nga Ardit Biba interpretoi në mënyrën më të mirë të mundëshme ndeshjet në grupe teksa u rendit në vendin e parë. Padyshim rezultatet e këtij sezoni nuk mund të konsiderohen rastësore por kanë ardhur si një faze...