Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Fajtor në humbjen ndaj Interit, trajneri i Atalantës bën gjestin e jashtëzakonshëm ndaj Gjimshitit
29 Dhjetor 2025 17:34 Telesport Inter e mbylli vitin 2025 me fitore 0-1 në transfertën ndaj Atalantës. Vendimtar në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga kapiteni Martinez, pas gafës së bërë nga Berat Gjimshiti. Në fund të ndeshjes, trajneri i Atalantës, Rafaele Paladino jo vetëm që nuk e fajësoi mbrojtëisn shqiptar, por zbuloi edhe arsyen pse e përqafoi. “Në fund të ndeshjes, shkova dhe e përqafova Gjimshitin, sepse ai zakonisht nuk i bën nga këto gabime. Janë episode sporadike që ndodhin dhe nuk mund t’i vë faj”, tha Palladino.