Fabrizio Romano zbulon sekretet e merkatos së Arsenalit
27 Shkurt 2026 15:02 Telesport Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar planet e Arsenalit për merkaton e verës. Edhe pse skuadra londineze duket mjaftueshëm e kompletuar, e mira nuk ka fund dhe trajneri Arteta ka vendosur piketat e tij për ndërhyrje mjaft efikase. Gazetari italian theksoi se Arsenali po konsideron mundësinë për të blerë dy mesfushorë, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues krahu. Strategjia e re vjen pas investimeve të mëdha verën e kaluar. Arteta synon që, me blerjet e ardhshme, të zgjidhë përfundimisht problemin e dëmtimeve që ka vuajtur përgjatë viteve të fundit.
Burimi:
telesport.al