FA Cup: Man. City me fitore të madhe në transfertë ndaj Newcastle, i bashkohet Liverpool-it, Arsenal-it dhe Chelsea-t
7 Mars 2026 22:52 Telesport Manchester City është çerekfinalisti i katërt i FA Cup. “Qymyrxhinjtë” eliminuan Newcastle, pas fitores 1-3 në transfertën e luajtur në “St.James’Park”. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Vendasit gjetën të parët avantazhin me golin e Harvey Barnes në minutën e 18-të, pas asistit të Sandro Tonali. Barazimi i “Qytetarëve” do të vinte në minuten e 39-të, ku pas asistit perfekt të Jeremy Doku, Savinho e kishte shumë të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Man. City e nisi shumë mirë pjesën e dytë duke gjetur avantazhin që në minutën e 47-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit të Omar Marmoush. Në minutën e 65-të, ishte sërish egjiptiani Marmoush që gjeti...
Burimi:
telesport.al