FA Cup: Chelsea vuan shumë, por pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash lojë (video)

FA Cup: Chelsea vuan shumë, por pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash lojë (video)

Chelsea është çerekfinalisti i radhës në FA Cup. “Blutë” vuajtën jo pak në përballjen në transfertë ndaj Wrexham, ekip i Championship. Kualifikimi erdhi vetëm pas 120 minutash lojë, duke qenë se koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Sam Smith shënoi në minutën e 18-të për vendasit, ndërsa barazimi erdhi nga autogoli i portierit Arthur Okonkëo, pas goditjes së Alejandro Garnacho. 10 minutat e fundit të kohës së rregullt ishin vërtet të bukura. Fillimisht, në minutën e 79-të, Callum Doyle “çoi” peshë stadiumin me golin e tij, duke kaluar vendasit në avantazh. Nuk kaluan shumë minuta dhe Chelsea barazon shifrat me mbrojtësin e ri, Josh Acheampong, i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në...