Europa & Conf. League: Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën. Dinamo Zagreb i kthen “reston” Genk dhe shkon në shtesë

Europa & Conf. League: Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën. Dinamo Zagreb i kthen “reston” Genk dhe shkon në shtesë

Kanë përfunduar takimet e fundit për playoffin në Europa dhe Conference League. Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të Joao Mario në pjesën e dytë. Italianët kualifikohen më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Celta Vigo fiton po ashtu ka fituar edhe në ndeshjen e dytë ndaj PAOK dhe kualifikohet në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Nottingham është mundur 1-2 nga Fenerbahce, por falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë, anglezët kalojnë më tutje. Surpriza e mbrëmjes vjen nga Belgjika, aty ku Dinamo Zagreb i ka kthyer “reston” Genk dhe ka fituar 1-3, i njëjti rezultat i ndeshjes së parë, por në favor të belgëve. Ndeshja shkon në shtesë. Arbër Hoxha nuk...