Euro U-21 2027, FSHF nis nga puna. Mbledhje me zyrtarë të UEFA-s
5 Janar 2026 17:27 Telesport Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një mbledhje pune në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U-21 “Euro 2027”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të UEFA-s, si edhe specialistë dhe përgjegjës të departamenteve të ndryshme të FSHF-së, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në procesin e organizimit të këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar. Gjatë mbledhjes u diskutuan në detaje disa nga aspektet kryesore të organizimit, përfshirë strategjinë e marketingut dhe komunikimit, marrëdhëniet me publikun, logjistikën, menaxhimin operacional, si edhe planifikimin dhe përdorimin e platformave të rrjeteve sociale. Përfaqësuesit e UEFA-s ndanë eksperiencën dhe udhëzimet e tyre lidhur me standardet organizative, ndërsa strukturat e FSHF-së prezantuan hapat e deritanishëm dhe planet konkrete për fazat në vijim. Ky takim shënon...
Burimi:
telesport.al