Eriksen: Prej 10 vitesh duan ta shembin “San Siron”, shpresoj ta ruajnë një pjesë…
20 Janar 2026 13:20 Alfred Lleshi Christian Eriksen, kampion i Italisë me Interin, pas 11 vitesh pritje, foli për “Sky Sports UK” mbi “San Siro”, stadiumin me të cilin është shumë i lidhur: “Ai është një stadium fantastik, me dy kurba të ndryshme për skuadrat. Historia flet vetë”. Mesfushori danez komentoi edhe gjendjen aktuale të impiantit: “Prej 10 vitesh thonë se duan ta shembin. Shpresoj ta ruajnë një pjesë të stadiumit të vjetër. Pjesa historike do të mungojë, por mendoj se ka nevojë për një përditësim”. Sot te Wolfsburg, Eriksen numëron 305 ndeshje dhe 69 gola me Tottenham, 163 paraqitje e 32 gola me Ajax, 107 ndeshje e 8 gola me Manchester United, 60 ndeshje e 8 gola me Interin, 16 ndeshje e 1 gol...
Burimi:
telesport.al