Enrique: Ndaj Bayern nuk ka favoritë, por nuk ka asnjë ekip më të mirë se i yni
28 Prill 2026 8:36 Telesport Në prag të gjysmëfinales së Champions League kundër Bayern Munich, skuadra kampione në fuqi e PSG po paraqitet me ambicie të larta dhe besim në rritje në aftësitë e saj. Pavarësisht se e nisi sezonin pa ndonjë përgatitje të vërtetë verore, skuadra e Luis Enrique është ende plotësisht në garë për një triumf të dyfishtë: Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve. Në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll deklaroi qartë çelësin e ndeshjes: ekuilibrin. “Kundër skuadrave që sulmojnë kaq mirë, duhet të dish si të mbrohesh. Por gjithashtu duhet të sulmosh në mënyrën e duhur“, shpjegoi ai. Një pikë që ai e ka përsëritur disa here, pasi PSG nuk ka ndërmend të humbasë identitetin e saj. “A mendoni vërtet se fituam...
Burimi:
telesport.al