Enklileda Carja renditet në vendin e katërt në Europianin e shtangës në stilin e shkëputjes

Enklileda Carja renditet në vendin e katërt në Europianin e shtangës në stilin e shkëputjes

Peshëngritësja shqiptare Enklileda Carja ka mbyllur aventurën e saj në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritur, turne që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Në peshën 69kg, ajo u klasifikua në vendin e katërt në stilin e shkëputjes, me 103kg, pa mundur dot të kapë podiumin. Në këtë stil, Carja realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 100kg e më pas 103kg. Në provën e tretë, ajo synon 105kg, por pa sukses. Gjithsesi, vendi i katërt duke garuar nga Bateria B (dominoi në Baterinë e saj) është një rezultat mjaft pozitiv. Në stilin e shtytjes përsëritet i njëjti skenar. Carja realizon me sukses dy privat e para, duke ngritur 121kg dhe 123kg. Në provën e tretë, shtangisjta kuqezi tenton 125kg, pa...