Enigma e së ardhmes së Kristjan Asllani-t , drejt zgjidhjes “puzzle-i”, mesfushori qëndron në Serie A

Enigma e së ardhmes së Kristjan Asllani-t , drejt zgjidhjes “puzzle-i”, mesfushori qëndron në Serie A

Merkatoja e dimrit po shkon drejt fundit dhe klubet po nxitojnë të mbyllin marrëveshjet e fundit me qëllim forcimin e ekipeve, ndërsa i vetmi nga legjionarët tanë kuqezi, që ende pritet të gjejë një sistemim këto ditë është mesfushori i Torinos, Kristjan Asllani. Megjithatë orët e fundit duket se puzzle i së ardhmes së mesfushorit dalëngadalë po merr zgjidhje. Kristjan Asllani ka vendosur që të mos largohet nga Italia, pavarësisht ofertave shumë të rëndësishme që ka marrë kohët e fundit. Sipas “Tuttosport”, kjo ka sjellë në një tjetër refuzim të një oferte të rëndësishme që ka ardhur në adresë të mesfushorit. Klubi i Beshiktash ishte shumë i interesuar për të afruar Asllanin gjatë merkatos së janarit, teksa kishte bërë gati një ofertë të rëndësishme ekonomike...