Ëndrra e Arsenalit për krahun e majtë është paksa e pamundur… 8 emra në listën e londinezëve

Ëndrra e Arsenalit për krahun e majtë është paksa e pamundur… 8 emra në listën e londinezëve

29 Korrik 2026 16:30 Telesport Dëshira e madhe e Arsenalit për krahun e majtë është Vinicius Junior. Në rast se braziliani nuk rinovon me Real Madridin, klubi londinez do të tentojë transferimin e tij këtë verë, edhe pse duket një mision shumë i vështirë për t’u arritur. Në anën tjetër, Sky Sports zbulon se drejtuesit e Arsenalit kanë një listë me 8 emra, ku njëri prej tyre duket se do të jetë sulmuesi i ri i londinezëve për krahun e majtë. Lista fillon me belgun e Ajaxit, Mika Godts, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 17 gola dhe 15 asiste. Vlera e tij në Transfermarkt është 35 milionë euro, por Ajax kërkon më shumë. Emra të tjerë janë Luis Diaz, Nico Williams, anësori i...