Emri i Asllanin “xhiron” në Evropë, së fundmi në skenë del edhe Beshiktash

Emri i Asllanin “xhiron” në Evropë, së fundmi në skenë del edhe Beshiktash

Nga Italia në Francë për të vijuar në Spanjë dhe së fundmi në Turqi. Nuk kanë fund zërat dhe ekipet që shfaqin interesim për Kristjan Asllani, kjo pasi Torino nuk e sheh pjesë të ekipit, kërkojnë të lirohen nga shërbimet e tij, për të gjetur më pas një mesfushor të ri në merkato dimri. Në mes është edhe Inter, me ekipin zikaltër që ka në pronësi kartonin e tij, por që nuk dëshiron ta mbajë në Milano deri në verë, por po përpiqen të gjejnë një sistemim të ri. Ekipi i fundit që ka shfaqur interesim për Asllanin është Beshiktash. Gjigandi nga Stambolli është në kërkim të një mesfushori të ri në këtë merkato janari. Inter nuk është kundër kësaj ideje, por preferojnë të përdorin...