Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor
Elite Youth Development Academy vijon me përkushtim misionin e saj për të ndërtuar dhe zhvilluar brezin e ri të futbollistëve cilësorë në Shqipëri, duke u fokusuar në standarde të larta pune dhe një qasje moderne të formimit sportiv. Në kuadër të programit të saj zhvillimor, ekipet e Akademisë zhvilluan ndeshje miqësore me skuadra të kampionatit vendas. Ekipi U15 u përball me U15-ën e Dinamo City, ndërsa ekipi U14 zhvilloi një takim testues ndaj U14-ës së Laçit. Këto përballje përfaqësojnë një element të rëndësishëm në procesin e rritjes së lojtarëve, duke u shërbyer si një mjet i vlefshëm vlerësimi për stafin teknik. Përmes këtyre aktiviteteve, Akademia synon të monitorojë vazhdimisht progresin teknik, fizik dhe taktik të futbollistëve të rinj, si dhe të forcojë mentalitetin konkurrues dhe...
Burimi:
gijotina.com