Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Real Madridi u mposht 3-2 nga Albacete dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. Humbja e dytë radhazi për madrilenët që u mposhtën edhe nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës. Tanimë humbja nga ekipi i La Liga 2 ka nxjerrë në pah problemet e “Galaktikëve” të cilët më shumë se në fushë problemin e kanë në dhomat e zhveshjes. Pas eliminimit, kapiteni Dani Carvajal nuk është fshehur, por ka qenë kritik me të tijët. “Kemi prekur fundin, duhet të shfaqemi edhe kur humbasin dhe kjo është ajo që na takon tani. Ne lojtarët jemi përgjegjësit kryesorë. Nuk mund të them dot gjë tjetër. Çfarë na mungoi? Po ta dinim nuk do të humbisnim. Nuk duhet të jesh shumë inteligjent për ta...
Burimi:
opinion.al