Elbasani nuk e llogarit Dinamon dhe nuk i ndahet Egnatias dhe Vllaznisë. “Blutë” mbeten pas
25 Janar 2026 18:31 Telesport Elbasani ka fituar 2-0 ndja Dinamos në “Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e 21-të në Abissnet Superiore. Verdheblutë gjetën golin që në minutën e 5-të me Ibrahima Diallo, i cili pas një topi të gjatë në zonë dhe daljes së gabuar të portierit të “Bluve”, Aldo Teqja, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e 25-të, Diallo dyfishon shifrat, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Lorenca Vila. Pjesa e parë mbyllet 2-0, por rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit. Pas kësaj fitoreje, Elbasani renditet në vendin e tretë me 38 pikë, një pikë më pak se Vllaznia dhe Egnatia. Ndërsa Dinamo...
Burimi:
telesport.al