Elbasani ‘fton’ Karricën dhe Barjamaj-n për…Europën
Sot i iku dhe Karim Loukili (Egnatia). AF Elbasani në këtë tranzicion veror, kërkon të jetë protagonist edhe në Europë ndërsa me emrin e ri të tij e ka pjesëmmarjen e parë kontinentale. Ka parë nga Vora teksa klubi raporton se ka marrë dy ndër më të mirët e grupit të Bellait. Njoftimi: “Bernard Karrica dhe Marjo Barjamaj i bashkohen ekipit në rrugëtimin tonë për edicionin e parë në UEFA Conference League. Mirë se erdhët djema!”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të Elbasanit, që zyrtarizonte këtë huazim të dy lojtarëve për sfidat në Europë, duke filluar nga ato me BATE Borisov. Post navigation
Burimi:
sportiim.al