Elbasani-Egnatia shkon në shtesë, rrogozhinasit në finale me…penallti

Elbasani-Egnatia shkon në shtesë, rrogozhinasit në finale me…penallti

Gjysmëfinale e Kupës së Shqiprisë, kthim: AF Elbasani –Egnatia 1-1 (2-4 penallti) Ndeshja e kthimit ndërmjet Elbasanit dhe Egnatias e vlefshme për biletën e parë të finales së Kupës së Shqipërisë edicioni i 74 vendosi përballë dy skuadrat rajonale të Shqipërisë së mesme. E nisur nga barazimi në ndeshjen e parë 1-1, Egnatia në fraksionin e parë ishte përgjatë gjithë minutave më të saktë. Shënoi një gol me Grudën (11′) por pati sërish dy tre raste mjaft të pastra për të dyfishuar me Grudën dhe Bakajokon. Shumë pak bënë vendasit të cilët të mbështetuar nga shumë tifozë në “Elbasan Arena” rekuperuan forcat e qartësuan idetë pasi në pjesën e dytë dominuan në fushë për të gjetur golin e barazimit me kapitenin Musta në të 57′...