Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet
Në Grupin E të Botërorit, do të vendosen fatet, për kombëtaret që kalojnë më tej. Gjermania, ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt dhe sfidon Ekuadorin, që deri tani ka zhgënjyer totalisht. Gjermanët synojnë ta mbyllin me 3 fitore dhe në anën e tyre kanë edhe statistikat, pasi kanë fituar të 2 përballjet e mëparshme. Kurasao mori pikën e parë historike në Kupën e Botës pas barazimit 0 – 0 me Ekuadorin dhe do të luajë me Bregun e Fildishtë. Kurasao mban vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Bregu i Fildishtë vendin e dytë me 3 pikë. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. FORMACIONET ZYRTARE EKUADOR-GJERMANI KURASAO-BREGU I FILDISHTË
Burimi:
javanews.al