“Eja trego talentin tënd!” FSHF organizon më 27 qershor seleksionime në SHBA
Një nga nismat më të rëndësishme të Federatës së Futbollit vijon të mbetet identifikimi dhe përfshirja e talenteve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në SHBA dhe Kanada. Në këtë kuadër, më 27 qershor do të zhvillohet një ditë seleksionimi, e fokusuar te futbollistët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave, ku të gjitha lojtaret e interesuara do të kenë mundësinë të marrin pjesë pa kufizim moshe. Ky aktivitet do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick, NY” dhe do të organizohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Gjithashtu, pjesë e këtij udhëtimi do të jetë edhe Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Agolli. Qëllimi i këtij seleksionimi është...
Burimi:
telesport.al