Edy Reja analizon finalen: Te Spanja luhet për skuadrën, tek Argjentina gjithçka rrotullohet rreth Messit
21 Korrik 2026 15:11 Alfred Lleshi Trajneri me përvojë Edy Reja analizoi për “Messaggero Veneto” finalen e Kupës së Botës, të fituar nga Spanja ndaj Argjentinës. “Pashë një Spanjë të madhe, që dominoi nga fillimi në fund. De la Fuente arriti ta shndërrojë në skuadër një grup me shumë kampionë. Është bukur t’i shohësh të luajnë në harmoni, të gjithë në funksion të kolektivit. Krejt e kundërta e Argjentinës, ku ishte Messi dhe shokët e skuadrës luanin në funksion të tij”, – u shpreh Reja, ish-trajneri ynë kuqezi. Duke komentuar qasjen e Argjentinës, ai shtoi: “Edhe ndaj Anglisë u përpoqën t’i frikësonin kundërshtarët, por ndaj Spanjës nuk e kapnin dot topin. Enzo Fernández kishte marrë tashmë karton të verdhë, çfarë kuptimi kishte ai faull i pakuptimtë?...
Burimi:
telesport.al