E vërteta e prishjes së marrëveshjes mes Iniesta dhe Marokut

E vërteta e prishjes së marrëveshjes mes Iniesta dhe Marokut

6 Mars 2026 10:48 Alfred Lleshi Andrés Iniesta ishte shumë afër nisjes së një faze të re në karrierën e tij lidhur me menaxhimin sportiv. Ish-mesfushori i Barcelonës zhvilloi negociata të avancuara me Federatën e Marokut për t’u bërë drejtor i ri i futbollit, një rol strategjik në projektin e kombëtares afrikane. Kontaktimi i parë ndodhi disa ditë para finales së Kupës së Afrikës, kur Iniesta u ftua nga federata marokene. Nga aty filluan disa takime, disa edhe të pranishme fizikisht, ku palët eksploruan mundësinë që Iniesta të kishte një rol të rëndësishëm në strukturën futbollistike të vendit. Projekti e kënaqte spanjollin, pasi Maroku ka një brez futbollistësh premtues dhe propozimi ofronte liri të madhe për të hartuar të ardhmen e ekipit kombëtar, duke përfshirë...