E rëndë/ Vritet me armë zjarri gazetari i njohur sportiv, trupi i tij gjendet i djegur në një fushë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, 53 vjeç, u gjet i pajetë në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, ndërsa autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje. Sipas mediave italiane, trupi i gazetarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 19 korrik, pasi zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e një zjarri në zonë. Hetuesit dyshojnë se Esposito është qëlluar me armë zjarri dhe më pas i është vënë flaka. Identifikimi i viktimës u bë pas gjetjes së një automjeti të braktisur në zonë, i regjistruar në emër të tij. Esposito, i cili njihej profesionalisht si Luca, punonte si komentator sportiv dhe ishte i angazhuar prej vitesh në gazetarinë sportive. Kolegët e tij e kanë përshkruar si...
Burimi:
sot.com.al