E pyesin për sherrin që ndodhi te Reali, Fliku është i qartë: Nuk më intereson, nuk është ekipi im

E pyesin për sherrin që ndodhi te Reali, Fliku është i qartë: Nuk më intereson, nuk është ekipi im

Hansi Fliku ka folur për mediat në konferencë për shtyp në prag të “El Clasico”-s. Trajneri Barcelonës është pyetur nga gazetarët për sherrin që ka ndodhur në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. Fliku e ka konsideruar si një situatë që mund të ndodhë në çdo ekip të botës, por nga ana tjetër e bën të qartë se është diçka që nuk i intereson. “Ndodh në të gjithë botën. Jo vetëm te Real Madridi. U habita pak, por nuk më intereson. Nuk është klubi im. Nuk është ekipi im. Nuk mendoj për këtë. Kemi pasur një sezon fantastik si ekip dhe kjo është ajo që dua të shoh nesër. Të gjithë duan të shohin lojën më të mirë që La Liga ka për të...