E papritur/ Tetova mbyll para kohe, Egnatia në seancë pa durrsakun
Drejtuesit e Egnatias shtrëngojnë duart me Tetovën dhe pas bashkëpunimit për më shumë se tre vite mbyllin sot me mirëkuptim. Ngjau këtë paradite teksa skuadra e cila vjen pas katër humbjeve radhazi po bëhëj gati të dilte në seancë. Duket se veç rezultateve, problemet shëndetësore kanë shtuar dozën e një ‘përqafimi’ përpara kohe. Në fakt kur u zyrtarizua javë më parë se Edlir Tetova do të mbyllte në fund të edicionit si trajner me Egnatian, u prit jo mirë nga ambienti sportdashës. Për më tepër që në kampionatin shqiptar diçka e tillë ndodhte për herë të parë. Situata tani merr drejtim tjetër dhe kampionët në fuqi duhet të mendojnë për drejtuesin e ri. Aktualisht Juljan Brahja, ndimësi i Tetovës, ka drejtuar këto javë por nuk...
Burimi:
sportiim.al