E paprecedentë/ Pezullohet portieri i Bylis, ja arsyeja

E paprecedentë/ Pezullohet portieri i Bylis, ja arsyeja

Gjatë ndeshjes së fundit të Superiores mes Bylisit dhe Vorës, portieri Jeremy Vachoux u largua nga fusha në minutën e 42-të në shenjë proteste. Sipas trajnerit Mirel Josa, ky veprim erdhi pasi kërkesa e lojtarit për zëvendësim nuk u realizua menjëherë nga stafi teknik. Arbitri i ndeshjes, Ermis Çelaj, e ndëshkoi portierin me karton të verdhë për këtë veprim të paprecedentë në kampionat. Ky ndëshkim e çon Vachoux në kuotën e katër kartonëve të verdhë, duke sjellë pezullimin e tij automatik për ndeshjen e radhës. Si rrjedhojë, pavarësisht ecurisë së marrëdhënies me klubin, portieri do të mungojë zyrtarisht në sfidën kundër Tiranës. Mungesa e tij vlerësohet si një humbje për organikën e ekipit ballshiot, duke pasur parasysh rolin e tij si titullar. Aktualisht, stafi teknik...