E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

Futbolli kinez po përballet me një situatë të paprecedentë në prag të nisjes së kampionatit për vitin 2026. Një skandal masiv i basteve ilegale ka sjellë ndëshkime drastike për shumicën e klubeve të elitës, duke krijuar një tabelë klasifikimi që ngjan me një absurditet sportiv. Nga 16 skuadra që marrin pjesë në ligën kryesore, plot 9 prej tyre do ta nisin sezonin me pikë minus. Vetëm shtatë klube do të startojnë me zero pikë, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të luftojë fort vetëm për të dalë nga “zona e kuqe” e pikëve në minus. Ndër ekipet më të goditura janë gjigantët e Shanghai Shenhua dhe Tianjin Tiger, të cilët e nisin kampionatin me -10 pikë. Nuk kanë shpëtuar as emrat e mëdhenj si kampionia...