E pabesueshme ajo që ndodh në “Ennio Tardini”, Roma shënon dy herë në shtesë dhe bën përmbysjen e çmendur ndaj Parmës (video)
10 Maj 2026 19:58 Telesport Sfida mes Parmës dhe Romës është mbyllur 2-3 për verdhekuqtë, e vlefshme për javën e 36-të. Në “Ennio Tardini”, verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1, falë golit të Donyell Malen në minutën e 22-të. Parma përmbysi fillimisht shifrat në pjesën e dytë. Mesfushori brazilian, Gabriel Strefezza, barazon fillimisht shifrat 1-1 në fillim të pjesës së dytë. Belgu Mandela Keita shënon golin e dytë në minutën e 87-të.Në minutat shtesë, Roma barazon fillimisht shifrat 2-2 me Devyne Rensch. Në minutën e fundit shtesë, Rench pengohet në zonë, penallti për Romën pas ndërhyrjes së VAr. Godet Maen, topi përfundon në rrjetë. Roma fiton 2-3 dhe aktualisht është në vendin e 4-të me 57 pikë. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al