E ofendoi arbitrin me fjalën “klloun”, asnjë sanksion për Mbappe në horizont
Klima e krijuar në ambientin madrilen kundër arbitrimeve, me televizionin e klubit në krye, duket se ka ndikuar edhe te Kylian Mbappé. Francezi, zakonisht me profil të ulët në protesta, këtë sezon ka shtuar reagimet, duke kërkuar shpjegime me më shumë ashpërsi, madje me fyerje si në Valencia. Në La Liga vetëm kapitenët mund t’i drejtohen arbitrit. Te Real Madridi këtë rol e ka Valverde (me Carvajal në stol), por së fundmi është Mbappé që merr fjalën. Kundër Valencias, kamerat e DAZN e filmuan teksa u acarua me arbitrat dhe me të katërtin për një pozicion jashtë loje pa ndikim. Kulmi ishte kur artikuloi fjalët ofenduese “klloun, kokëtrashë” për arbitrin. Edhe në Francë janë habitur. Në ndeshjen me Espanyol (22 shtator), Martínez Munuera e paralajmëroi...
Burimi:
telesport.al