E kërkojnë Juventus dhe Milan, Arsenal vendos çmimin për Gabriel Jesus

E kërkojnë Juventus dhe Milan, Arsenal vendos çmimin për Gabriel Jesus

28 Maj 2026 18:20 Telesport Rrugëtimit të Gabriel Jesus tek Arsenal, duket se i ka ardhur fundi, pas 4 vitesh. Braziliani i cili vuajti nga një dëmtim i rëndë që e la jashtë për shumë kohë, ka kontribuar me dy gola dhe gjashtë asiste në 27 ndeshje për londinezët këtë sezon. Kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon në qershorin e vitit 2027 dhe duke qenë se klubi nuk ka pranuar për një rinovim të ri, sulmuesi pritet të largohet këtë verë. Për brazilianin ka interes sidomos në Serie A, nga ekipe si Milan dhe Juventus. Sipas The Athletic, “Topçinjtë” kërkojnë midis 18-20 milionë euro për të lënë të lirë këtë verë sulmuesin brazilian. Nuk përjashtohet mundësia që Gabriel Jesus të rikthehet edhe në atdhe.