E fundit/ Kejni gjunjëzon mbrojtjen e Kongos, Anglia përmbys ndeshjen dhe gjen Meksikën në raundin tjetër

E fundit/ Kejni gjunjëzon mbrojtjen e Kongos, Anglia përmbys ndeshjen dhe gjen Meksikën në raundin tjetër

Anglia është në fazën e 1/16-ave. “Tre luanët” kanë mposhtur Kongon me shifrat 2-1. Skuadra afrikane kaloi e para në epërsi. Cipenga tundi rrjetën në minutën e 7 të takimit, duke ia bërë mjaft të vështirë lojën anglezëve. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Tuheli nuk e uli në asnjë çast ritmin. Këmbëngulja e anglezëve u shpërblye më pas me dy gola. Ishte Harri Kejni ai që përmbysi ndeshjen për “tre luanët”. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut barazoi shifrat në minutën e 75, ndërsa në të 86-n shënoi golin e kualifikimit për Anglinë. Këta të fundit do të përballen me Meksikën në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026./Sport Ekspres/