E FUNDIT: Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo njohin kundërshtarët në turin e parë në Conference League

E FUNDIT: Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo njohin kundërshtarët në turin e parë në Conference League

16 Qershor 2026 18:55 Telesport Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo City, ekipet shqiptare që janë pjesëmarrëse në UEFA Conference League njohën pasditen e sotme kundërshtarët e raundit të parë në këtë kompeticion. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, nënkampionët e Shqipërisë u vendosën përballë ekipit bjellorus të Bate, Dinamo City përballë ekipit të Astanës ndërsa Vllaznia do të luajë kundër ekipit të Malishevës. Të treja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi ndërsa sfidat e kthimit do t’i luajnë në transfertë. Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 korrik.