E frikshme në Danimarkë, futbollisti sulmohet me thikë. Iu nënshtrohet dy operacioneve urgjente

E frikshme në Danimarkë, futbollisti sulmohet me thikë. Iu nënshtrohet dy operacioneve urgjente

22 Prill 2026 8:09 Alfred Lleshi Alamara Djabi, futbollist 19-vjeçar i Midtjylland, nga Guinea, u sulmua me thikë. Ngjarje që ka shkaktuar tronditje të madhe në Danimarkë, vendi i klubit ku ai aktivizohet. Futbollisti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende serioze për jetën. Motivet e sulmit mbeten të panjohura. “Alamara Djabi u plagos rëndë në një sulm me thikë dhe tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pas dy operacionesh. Ai është zgjuar nga koma e induktuar dhe është mirë, duke marrë parasysh rrethanat, – njoftoi klubi në rrjetet sociale. – FC Midtjylland është në kontakt të ngushtë dhe bashkëpunim me autoritetet, po e mbështet atë dhe familjen e tij”. Djabi ishte i dëmtuar edhe më parë në një sezon...