E bujshme! Reijnders pranë rikthimit në Serie A pas vetëm një sezon te “citizens”

E bujshme! Reijnders pranë rikthimit në Serie A pas vetëm një sezon te “citizens”

Fati i Tijjani Reijnders mund ta kthejë atë në Itali. Skuadra e Juventus po e monitoron nga afër situatën e mesfushorit holandez, aktualisht nën kontratë me Manchester City. Pas transferimit të verës së kaluar për një tarifë afër 70 milionë eurosh nga Milan, koha e lojës së lojtarit është reduktuar në mënyrë drastike nga Guardiola, duke nxitur thashethemet për një rikthim në Serie A. Ish-lojtari i Milan ka pësuar një rënie në hierarkinë e trajnerit katalanas që nga shkurti. Shifrat japin një pamje të qartë: gjashtë paraqitje si zëvendësues në nëntë ndeshjet e fundit të Premier League dhe koha e lojës është reduktuar në minimum që nga prilli. Sipas mediave angleze, kjo mungesë qëndrueshmërie i ka vënë klubet kryesore të Serie A në gatishmëri të...