E bujshme në futboll/ Ancelotti në Serinë A, gati të marrë drejtimin e klubit

E bujshme në futboll/ Ancelotti në Serinë A, gati të marrë drejtimin e klubit

Pisa po përgatit një ndryshim në pankinë, me Davide Ancelottin si kandidat për të zëvendësuar Alberto Gilardinon. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo ide ka qenë prej kohësh në mendjen e drejtuesve të klubit. Rezultatet e dobëta, me vetëm një fitore në 16 javët e para të kampionatit, kanë zbehur besimin ndaj Gilardinos. Goli i Moreos në shtesë ndaj Cagliarit ka shtyrë përkohësisht vendimin. Një humbje e mundshme në ndeshjen e radhës ndaj Juventusit mund të jetë vendimtare për shkarkimin e trajnerit aktual. Pisa po vlerëson Davide Ancelottin, i cili vjen nga një eksperiencë e shkurtër te Botafogo. Për të, ky do të ishte debutimi si trajner i parë në Serie A.