E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori në Angli
E ardhmja e Armando Brojës te Bërnlei është gjithmonë e më larg. Mediat britanike raportojnë se ylli kuqezi sezonin e ardhshëm mund të mos largohet nga ishulli, por destinacioni i tij do të jetë tek një nga skuadrat më me histori në Angli. Bëhet fjalë për Uest Hem, skuadër e cila ka shfaqur edhe më herët interes për sulmuesin shqiptar. Uest Hem synon që të përforcojë skuadrën me qëllim ngjitjen sa më parë në elitë, pasi ra sezonin e kaluar. Gjatë kësaj kohe është përmendur edhe Lacio, ndërsa largimi nga Bërnli duket i pashmangshëm.
Burimi:
vizionplus.tv