Dzeko për ngazëllimin e Dimarcos dhe Italinë: Diçka normale, por me rrjetet sociale duhet bërë kujdes
Edin Dzeko doli në konferencën për shtyp para ndeshjes Bosnje-Itali, që do të luhet nesër në Zenicë, ndeshja vendimtare për kualifikimin në Botërorin 2026. Pyetjes për Dimarcon, sulmuesi veteran boshnjak iu përgjigj: “Më mirë që fokusi u zhvendos te tjetri, është normale. Çdokush ka preferencat e veta për ekipin ndaj të cilit do të luajë dhe jo. Duhet të jemi të mençur, sidomos sot me rrjetet sociale, sepse çdo gjë mund të keqkuptohet. Për mua, gjithçka është normale”. Ai foli për njohjen me ekipin italian: “Kanë kaluar 20 vite nga goli im ndaj Turqisë, kjo tregon se karriera e një lojtari kalon shpejt dhe duhet të shijohet çdo moment. E njoh mirë kombëtaren italiane, disa lojtarë i kam takuar te Roma, Interi dhe Fiorentina. E njohim...
Burimi:
telesport.al