Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë vdiqën në një ortek në Saint-Verran, në Alpet e Larta, njoftoi sot prokurorja e distriktit në Gap, Marion Lozakmer. Orteku u aktivizua dje rreth orës 15:00 në komunën Saint-Verran, e njohur si fshati më i populluar në Alpet Franceze, sipas shërbimeve të shpëtimit të Alpeve të Larta, raporton “Figaro”. Orteku ra në anën veriore të majës Lonje, e cila ngrihet në 3,146 metra mbi nivelin e detit, tha Lozakmer, duke konfirmuar raportin e gazetës Dauphine Libere. Dy burrat, njëri i lindur në vitin 1997 dhe i punësuar në rajon, dhe tjetri i lindur në vitin 1991 dhe me banim në Haute-Marne, ishin pjesë e një grupi prej katër alpinistësh që skiuan jashtë pistës, të pashoqëruar nga një udhërrëfyes, shtoi Lozakmer. Dy skiatorët e...