Dy ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, Kompany ngre zërin: Pres një reagim nga skuadra

Dy ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, Kompany ngre zërin: Pres një reagim nga skuadra

Vincent Kompany premtoi se Bayern Munich do të reagojë pas barazimit 2-2 me Hamburg në kampionat. Kampionët e Gjermanisë shpërdoruan avantazhin që kishin dhe tashmë janë vetëm 6 pikë para Borussia në renditje. Bayern nuk i ka fituar dy ndeshjet e fundit në Bundesliga, pasi kanë bërë një nisje të shkëlqyer të kampionatit, pa humbje në 18 ndeshjet e tyre të para. Ndaj, Kompany është i vendosur të shohë një reagim nga skuadra e tij. “Nuk ka ndeshje të lehta. E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë jashtë fushe sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Nuk ishte një performancë e mirë nga ana jonë, por ishte një ndeshje e mirë në Bundesligë sepse të dyja ekipet treguan intensitet të madh”, tha Kompany....