Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në “Elbasan Arena” me shifrat 0-0. Rastet ishin të shumta nga të dyja krahët, por asnjëri prej ekipeve s’e gjeti rrugën e rrjetës. Ndeshja ishte e pazakontë, pasi Egnatia nuk kishte staf teknik dhe në stol ndodhej vetëm doktori Ervin Karafili dhe përgatitësi atletik Andri Babaj, për shkak të dënimeve nga Komisioni i Disiplinës javën e kaluar. Në këtë ndeshje u dhanë edhe 2 kartonë të kuq që në pjesën e parë. Si fillim u ndëshkua Boye i Elbasanit, në minutën e 7-të. Ndërsa 22 minuta më vonë, u ndëshkua Ruçi i Egnatias. Pas këtij barazimi, Elbasani merr vendin e parë me 53 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, por shkodranët kanë një ndeshje më pak....