Dumfries iu dërgon mesazh shokëve të Interit nga kombëtarja: Shpresoj t’i shoh në Botëror

Dumfries iu dërgon mesazh shokëve të Interit nga kombëtarja: Shpresoj t’i shoh në Botëror

30 Mars 2026 14:45 Alfred Lleshi Anësori i Interit, Denzel Dumfries, foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares së Holandës. Mbrojtësi komentoi periudhën e fundit të shoqëruar me dëmtim: “Nuk ka qenë një periudhë e këndshme. Nëse je futbollist, dëshiron të luash. Tani përgatitja ime në stërvitje është ndryshe nga më parë. Kjo kërkon më shumë kohë dhe përfshin një program shumë të saktë. Gjithsesi jam i lumtur që jam rikthyer. Tani gjëja më e rëndësishme është të vazhdoj në këtë rrugë, por ende nuk jam lojtari që kam qenë. Do të duhet edhe pak kohë”. Nuk mungoi një pyetje për shokët italianë të Interit, që të martën në mbrëmje do të përballen me Bosnjën në Zenicë për një vend në Botëror: “Nuk...